Protesta e studentëve para Parlamentit në Tiranë, 1 mijë efektivë angazhohen në terren

Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë këtë të enjte seancën e radhës plenare, e cila pritet të nisë në orën 10:00. Në të njëjtën orë, përpara godinës së Parlamentit në Tiranë është paralajmëruar një protestë nga të rinjtë, në kuadër të revoltës që vijon prej 10 ditësh, raporton euronews, transmeton lajmi.net. Gjatë këtyre ditëve, protestat…

Lajme

22/10/2026 09:16

Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë këtë të enjte seancën e radhës plenare, e cila pritet të nisë në orën 10:00.

Në të njëjtën orë, përpara godinës së Parlamentit në Tiranë është paralajmëruar një protestë nga të rinjtë, në kuadër të revoltës që vijon prej 10 ditësh, raporton euronews, transmeton lajmi.net.

Gjatë këtyre ditëve, protestat janë shoqëruar me përplasje, incidente të dhunshme dhe shoqërime nga ana e Policisë së Shtetit.

Për mbarëvajtjen e situatës, në terren janë angazhuar forca të shumta policore, përfshirë efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe të njësisë “Shqiponja”.

Gjithashtu, në zonën përreth Parlamentit janë vendosur edhe dy automjete ujëhedhëse, ndërsa masat e sigurisë janë shtuar në pritje të zhvillimit të protestës. /Lajmi.net/