Juventusi po tenton ta transferojë Koulibaly

Juventusi është duke tentuar ta transferojë mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Sport

03/07/2022 13:27

“Zonja e Vjetër” e sheh lojtarin si të denjë për skuadrën, marrë parasysh paraqitjet që lojtari pati në sezonin që lamë pas në Serie A, transmeton lajmi.net.

Për të arritur deri te senegalezi, “bardhezinjtë” po mundohen të lirohen nga shërbimet e Matthijs de Ligt i cili po kërkohet me ngulm nga Chelsea.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo situatë, kur dihet se për mbrojtësin është e interesuar edhe Barcelona. /Lajmi.net/