Zbulohet numri i Asllanit tek Interi
Kristjan Asllani është transferimi më i ri i Interit.
Sport
Mesfushori shqiptar nga sezoni i ardhshëm do të mbrojë ngjyrat e ‘Nerazzurrëve’.
Ai kaloi nga Empoli te Interi për shumën 14 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Ndërsa, thuhet se ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me ekipin nga qyteti i Milanos.
Klubi gjithashtu gjatë ditës së sotme ka zbuluar se numri 14 do të jetë pas shpinës së shqiptarit.
Numër ky që më parë kishte qenë i mesfushorit kroat, Ivan Perisic, i cili kaloi te Tottenham këtë verë./Lajmi.net/
Kristjan vestirà la numero… pic.twitter.com/Rz1OXNPxw4
— Inter (@Inter) June 30, 2022