Zbulohet numri i Lukakut te Interi

Romelu Lukaku ka zgjedhur se cilin numër do ta marrë në periudhën e tij te Interi.

Sport

29/06/2022 22:03

Belgu do të vesh fanellën me numër 90, këtë e ka bërë të ditur klubi, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi kaloi te Interi në formë huazimi nga Chelsea.

Ai u transferua te ‘Blutë e Londrës’ vitin e kaluar, por nuk ishte i lumtur në ‘Stamford Bridge’.

Kështu ai u rikthye në Itali, te Interi dhe do ta ketë numrin 90 në fanellë.

Kur kishte qenë më parë te ‘Nerazzurrët’ ai kishte bartur numrin nëntë, gjithashtu edhe te Chelsea po të njëjtin./Lajmi.net/