Tri skuadra pas Manaj

Salernitana, Spezia dhe Elche janë vendosur pas Rey Manaj.

Sport

28/06/2022 16:52

Manaj është lojtar i Barcelonës deri në vitin 2023, por largimi i tij mund të ndodhë këtë verë.

Nëse Xavi Hernandez nuk do të llogarisë në të, sipas lajmeve që po qarkullojnë së fundmi ai ka disa oferta, përcjell lajmi.net.

Salernitana, Spezia dhe Elche janë tri klube të interesuara për 25 vjeçarin.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e sulmuesit kombëtares shqiptare./Lajmi.net/