Abdixhiku ofertë Kurtit: Mund ta propozojmë Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ofertës së kryetarit të VV-së, Albin Kurti për çështjen e Presidentit. Abdixhiku me anë të një postimi i ka thënë Kurtit se LDK mund ta propozoj Vjosa Osmanin për presidente nëse VV garanton për 66 votat që i ka për të, transmeton lajmi.net. “Por, nëse doni marrëveshje…

Lajme

25/04/2026 16:25

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ofertës së kryetarit të VV-së, Albin Kurti për çështjen e Presidentit.

Abdixhiku me anë të një postimi i ka thënë Kurtit se LDK mund ta propozoj Vjosa Osmanin për presidente nëse VV garanton për 66 votat që i ka për të, transmeton lajmi.net.

“Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot pergjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të.”, tha ndër të tjera Abdixhiku.

Postimi i plotë:

I nderuar Kryeministër Kurti,
Meqë po komunikojmë në distancë,
Ju lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë.
Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot pergjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të.
Ju faleminderit!/lajmi.net/