Plotësohet dëshira e Allegri, Angel Di Maria një hap larg zyrtarizimit te Juventus

Di Maria është gjithnjë e më afër Juventusit.

Sport

28/06/2022 08:15

Ylli argjentinas, Angel Di Maria është vetëm një hap larg zyrtarizimit si lojtar i skuadrës së Juventus.

Negociatat mes lojtarit dhe klubit janë tashmë në detajet finale të kontratës, përcjell lajmi.net.

Gjithçka do të finalizohet këtë javë, nëse gjërat shkojnë sipas planit. Zyrtarizimi do të bëhet sa më parë të jetë e mundur.

Massimiliano Allegri e donte Di Marian. Ai ishte prioriteti për të. Më në fund kjo lëvizje po bëhet realitet. /Lajmi.net/