Barcelona kërcënon ta padisë Romën

Barcelona mund t’i bëjë një padi skuadrës së Romës.

Sport

27/06/2022 21:42

Skuadra katalane kishte aranzhuar një ndeshje ndaj Romës, e cila do të ishte e vlefshme për trofeun tradicional, Joan Gamper.

Roma është tërhequr nga ky trofe dhe tani Barcelona ka kërcënuar se do ta padisë skuadrën italiane, përcjell lajmi.net.

Ndeshja parashikohej të luhej më 6 gusht. Por, Roma së fundmi lëshoi një njoftim për tërheqjen nga ky kompeticion.

Kjo erdhi me arsyetimin se do të modifikoheshin planet për përgatitjet verore.

Mbetet të shihet nëse Barca do t’i bëjë ose jo padi skuadrës së Romës. /Lajmi.net/