Kontrata e Dembele me Barcën skadon më 30 qershor – klubi dëshiron zgjidhjen para kësaj date

Barcelona dëshiron të ketë një përgjigje finale nga ana e Ousmane Dembele, para datës 30 qershor.

Sport

26/06/2022 23:49

Klubi katalan tash e sa muaj është në negociata me anësorin francez, i cili nuk po firmosë një rinovim kontrate.

Kontrata aktuale e Dembele me Barcelonën skadon më 30 qershor, transmeton lajmi.net.

‘Sport’ bën të ditur se Barcelona dëshiron një përgjigje finale para kësaj date.

Klubi dëshiron të lëshojë komunikatë ku tregohet fati i bashkëpunimit mes palëve, para se kontrata të skadojë.

Xavi Hernandez prite të takohet së shpejti me lojtarin, për të qartësuar gjërat. /Lajmi.net/