Barcelona mund ta mbajë Trincaon
Ekipi katalanas, Barcelona mund ta mbajë në ekip Francisco Trincao.
Sport
Tash e një kohë u përfol se Barcelona nuk mendon të vazhdojë me Trincaon, por një gjë e tillë mund të ndodhë.
Sipas ‘Marca’, ekipi i Xavi Hernandez po mendojnë ta mbajnë në ekip portugezin, pasi largimi i Ousmane Dembele nga ‘Camp Nou’ pritet të ndodhë së shpejti, përcjell lajmi.net.
22 vjeçari sezonin që lamë pas e kaloi i huazuar te Wolves, por tashmë është rikthyer te ekipi spanjoll.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i drejtuesve të klubit në lidhje me lojtarin./Lajmi.net/