Man City refuzon ofertat për huazimin e Julian Alvarez – Guardiola e dëshiron në skuadër

Manchester City janë të vendosur ta mbajnë Julian Alvarez.

Sport

21/06/2022 12:49

Sulmuesi i ri argjentinas, Julian Alvarez do ta nis sezonin me kampionin e Premier League, Manchester City.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘TyC Sports’, City ka pranuar shumë oferta huazimi për Alvarez, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, ‘Citizens’ kanë refuzuar gjithçka pasi duan ta kenë lojtarin në skuadër për sezonin e ri.

Thuhet se gjithsej pesë oferta huazimi kanë shkuar në zyrat e Man City.

Pep Guardiola duket se po bën kalkulime edhe në Julian Alvarez. Konkurrenca e Alvarez do të jetë e fortë me Erling Haaland tashmë në skuadër. /Lajmi.net/