Barca nuk do të futet në proces shkëmbimi për Bernardo Silvan

Barcelona nuk është e gatshme të futet në proces shkëmbimi për Bernardo Silvan.

Sport

19/06/2022 18:45

Katalanët tash e sa javë lidhen me transferimin e mundshëm të Bernardo Silva, në një kohë kur Frenkie de Jong lidhet me largimin e mundshëm nga Barca.

Thuhej se dy skuadrat mund të përfshiheshin në një proces shkëmbimi, por kjo nuk do të ndodh.

Barcelona, siç raportojnë mediat spanjolle, nuk do të futen në shkëmbim me Man City, për Bernardo Silva, përcjell lajmi.net.

Për situatën e tyre ekonomike është më mirë që të kenë një shumë të paguar në regjistra, kështu që ‘Blaugranat’ presin për një ofertë të Manchester United për Frenkie de Jong.

Me paratë e siguruara nga De Jong, Barca mund të bëjë më pas lëvizjen e saj për Bernardo Silva. /Lajmi.net/