Mahrez nuk do të lëvizë nga Man City

Riyad Mahrez nuk do të largohet nga Manchester City gjatë kësaj merkatoje.

Sport

18/06/2022 11:08

Futbollisti është i lumtur në “Etihad Stadium” dhe nuk është i interesuar të ndërrojë ambient, transmeton lajmi.net.

Për lojtarin u interesua Milani, por siç duket, duhet të presë ndonjë moment tjetër për ta “rrëmbyer” sulmuesin nga kampionët e Anglisë.

Algjeriani ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023 dhe vlera e tij në treg aktualisht është 35 milionë euro. /Lajmi.net/