Lewandowski flet sërish për të ardhmen e tij
Robert Lewandowski ka folur sërish në lidhje me të ardhmen e tij.

Sport
E ardhmja e Lewandowskit vazhdon të jetë në pikëpyetje.
Lojtari tashmë edhe publikisht ka shprehur dëshirën për të provuar një ambient të ri, por drejtuesit e klubit nuk mendojnë dicka të tillë.
Por, ai sërish ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.
“Kam mbetur edhe një vit në kontratën time, prandaj i kam kërkuar klubit dritën jeshile për një transferim. Mendoj se në situatën aktuale është zgjidhja më e mirë, veçanërisht sepse klubi mund të marrë ende para për transferimi”, tha Lewandowski për ‘Bild’, përcjell lajmi.net.
Tutje, polaku tha se po mundohet të bëjë zgjedhjen e tij më të mirë.
“Nuk dua të detyroj asgjë, nuk bëhet fjalë për këtë. Bëhet fjalë për të kërkuar zgjidhjen më të mirë. Emocionet duhet të ftohen, dua të flas me qetësi dhe jo përmes mediave”, shtoi ai.
Lewandowksi së fundmi është i lidhur me një transferim te Barcelona./Lajmi.net/