Petkoviq i rri gati deklaratave të eurodeputetes gjermane, nervozohet pasi ajo përmendi njohjen e Kosovës
Gjatë ditës së sotme, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se Serbia për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duhet së pari ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Lajme
Rreth këtyre deklaratave të von Cramon, ka reaguar edhe shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, lajmi.net.
Petkoviq, ka pyetur se, ku e kanë marrë idenë lobistët për Kosovën se ata mund ta përcaktojnë rrugën e Serbisë drejt BE-së.
“Kur Viola von Cramon thotë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE derisa të njohë të ashtuquajturën Kosovë, a nënkupton ajo Evropën me Spanjën, Rumaninë, Sllovakinë, Qipron dhe Greqinë? Ku e kanë marrë idenë lobistët për të ashtuquajturën Kosovë se mund ta përcaktojnë rrugën e Serbisë drejt BE-së? Viola nga Cramon shkoi shumë larg”, ka thënë Petkoviq.
When @ViolavonCramon says that ?? can’t join the EU until recognizes so-called Kosovo, does she mean the ?? with Spain, Romania, Slovakia, Cyprus & Greece?
Where did the lobbyists for so-called Kosovo get the idea that she can determine ?? path to EU? @ViolavonCramon went too far
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) June 16, 2022
Përndryshe, von Cramon, ka thënë se Serbia, përveç njohjes së Kosovës, ajo duhet edhe të vendos sanksione kundër Rusisë, në mënyrë që t’i hapet rruga drejt anëtarësimit në BE. /Lajmi.net/