Man City i futet garës për De Jong, planifikohet shkëmbimi me Bernardo Silva

Manchester City do t’i bëjë rivalitet Manchester Unitedit për Frenkie de Jong.

Sport

15/06/2022 09:18

Mesfushori holandez i Barcelonës, Frenkie de Jong vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.

Mançesteri ishte destinacioni më i përfolur, por tashmë në garë janë të dyja skuadrat.

‘Mundo Deportivo’ bën të ditur se Man City mund të futet në garë për Frenkie, me një plan të veçantë, përcjell lajmi.net.

‘Citizens’ do të shqyrtojnë mundësinë për të shkëmbyer Bernardo Silva me Frenkie.

Thuhet se Guardiola e pëlqen holandezin, dhe pasur parasysh pëlqimin e dyanshëm mese Bernardo e Barcelona, një lëvizje e tillë mund të kompletohet lehtë. /Lajmi.net/