Alba për uljen e pagave te Barca: Ne do të jemi aty për ta ndihmuar klubin

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba ka folur në lidhje me uljet e pagave te skuadra blaugrane.

Sport

11/06/2022 21:06

Barcelona po kalon në një periudhë të vështirë financiare.

Presidenti i klubit, Joan Laporta ka njoftuar se do të ketë ulje të pagave për lojtarët, në mënyrë që ta tejkalojnë këtë situatë nëpër të cilën po kalojnë.

E lidhur me këtë ka folur edhe mbrojtësi i djathtë, Jordi Alba.

Ai ka thënë se janë aty për të ndihmuar ekipin e tyre në këtë situatë të vështirë.

“Do të flas personalisht me klubin lidhur me uljen e pagave, askush nuk duhet ta marrë vesh se për çfarë po flas me klubin.

Nuk duhet të ketë dyshime për angazhimin e kapitenëve. Ne i dimë vështirësitë e klubit dhe nuk duhet të ketë dyshime për asgjë.

Nevojat e klubit janë ato që janë dhe ne do të jemi aty për ta ndihmuar. Katër kapitenët do të ndihmojnë dhe madje kushdo që dëshiron ta bëjë.

Është një linjë që duhet ndjekur, ne kemi qenë gjithmonë të përkushtuar ndaj klubit dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë”, është shprehur Jordi Alba përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse do të pajtohet të gjithë lojtarët që t`i ulin pagat në mënyrë që të ndihmojnë ekipin./Lajmi.net/