Lorik Boshnjaku largohet nga Prishtina

Lorik Boshnjaku nuk do të jetë më lojtar i ekipit kryeqytetas.

Sport

11/06/2022 18:27

Mesfushori ka njoftuar se i ka dhënë fund periudhës shtatëvjeçare me Prishtinën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale.

Ai në njoftimin e tij i falënderoi drejtuesit e klubit, trajnerët, stafin si dhe bashkëlojtarët, por nuk harroi edhe tifozët e klubit ‘Plisat’.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell postimin e lojtarit:

“ Pas 7 vitesh të kaluara te FC Prishtina rrugëtimit tonë të përbashkët i erdhi fundi. Nuk është e lehtë për mua të shkruaj këto fjalë, por janë të domosdoshme, pasi më duhet të falënderoj të gjithë ata që më qëndruar afër në këtë rrugëtim.

Faleminderit drejtuesve, trajnerëve, stafit të klubit, por më së shumti bashkëlojtarëve dhe tifozëve PLISAT.

Erdha te Prishtina si ri, po largohem si burrë, kapiten dhe me gjashtë trofe të fituar. 1 titull kampioni, 3 Kupa të Kosovës dhe 2 Superkupë e Kosovës, të cilat do të mbesin në zemrën time, sikurse edhe ndeshjet në garat ndërkombëtare që i zhvilluam së bashku”./Lajmi.net/