Pothuajse e kryer: Nketiah do të qëndrojë tek Arsenali

Eddie Nketiah do të vazhdojë qëndrimin e tij tek Arsenali.

Sport

11/06/2022 07:53

Këtë e konfirmon edhe Fabrizio Romano, sipas të cilit nuk ka ndryshuar asgjë sa u përket planeve të klubit për ta mbajtur lojtarin edhe më tutje në “Emirates Stadium”.

Sipas tij, marrëveshja do të finalizohet shumë shpejt, pasi kanë mbetur vetëm edhe disa detaje pa u qartësuar.

Nketiah bëri paraqitje të mira me “topçinjtë”, sidomos në fundin e sezonit që lamë pas, duke qenë shpeshherë vendimtar në fitoret e londinezëve. /Lajmi.net/