Trajneri i Irlandës V, Baraclough premton maksimumin, kërkon fitore në Prishtinë
Trajneri i kombëtares së Irlandës Veriore, Ian Baraclough ka paralajmëruar një tjetër skuadër për ndeshjen ndaj Kosovës.

Sport
Irlanda Veriore nuk e nisi mirë rrugëtimin në Ligën e Kombeve, por trajneri pret energji ndryshe për ndeshjen që luhet sonte.
Ai iu ka premtuar tifozëve që kanë udhëtuar se do të ketë një angazhim maksimal për të marrë rezultat pozitiv.
“Jemi të zhgënjyer me paraqitjet dhe rezultatet dhe ne duhet të përmirësohemi. Mendoj se do të ketë energji tjetër”, ka thënë Baraclough, transmeton lajmi.net.
“Tifozët shpenzojnë paratë e tyre për të udhëtuar dhe ndjekur skuadrën. Ne nuk i marrim si të mirëqenë si grup njerëzish. Jemi edhe ne të nervozuar sikur ata në tribuna, mund t’ju garantoj”, shtoi trajneri.
Ndër tjerash, trajneri ka shprehur vetëbesim për një rezultat pozitiv në Prishtinë, për t’i kthyer gjërat në favorin e tyre. /Lajmi.net/