Man City në garë për Frenkie de Jong

Frenkie de Jong vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona.

Sport

06/06/2022 17:15

Mesfushori holandez është aktualisht në grumbullim me kombëtaren e Holandës, por emri i tij lakohet në tekste që lidhen me merkaton.

Fernando Polo shkruan se në garë për kartonin e holandezit tashmë janë edhe Manchester City, përcjell lajmi.net.

Lëvizja për Frenkie de Jong mund të përcillet me përfshirjen e Bernardo Silva nëpër oferta.

Barca pëlqen portugezin tash e sa kohë, kurse mund të jenë të hapur për largimin e Frenkie për të përmirësuar strukturën e pagave.

Mbetet të shihet se me çfarë lëvizje do të përcillen këto spekulime. De Jong deri tani ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Barcelona. /Lajmi.net/