Bastoni i lumtur në Itali, Tottenham shpreson te gjendja ekonomike e Inter
Alessandro Bastoni vazhdon të jetë në mesin e lojtarëve më të kërkuar tek Inter.
Sport
Mbrojtësi italian ka pasur paraqitje të mira me skuadrën e Simone Inzaghi dhe ka marrë kështu vëmendje të madhe para merkatos së verës.
Tottenham Hotspur është në mesin e skuadrave që e do lojtarin. Sipas raportimeve të fundit, Bastoni është i lumtur në Itali, përcjell lajmi.net.
Megjithatë, Tottenham shpresojnë në transferimin e tij, duke u mbështetur në krizën ekonomike të Inter.
Lojtari aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e Italisë por negociatat do të rihapen sapo ai të kthehet nga grumbullimi.
Antonio Conte është një arsye tjetër pse Bastoni mund të zgjedh kalimin te Tottenhami. /Lajmi.net/