Perisic sot kryen testet mjekësore te Tottenham
Mesfushori kroat, Ivan Perisic sot do të kryejë testet mjekësore te Tottenham Hotspur.
Sport
Ivan Perisic ka kontratë me Interin deri në qershor të këtij viti dhe rinovimi nuk do të ndodhë.
Kështu kroati do të largohet nga ‘Nerazzurrët’, teksa pritet të transferohet në Premier Ligë, te Tottenham, përcjell lajmi.net.
Mesfushori do të ribashkohet me Antonio Conte te ‘Spurs’, derisa sot pritet të kryejë edhe testet mjekësore.
Sipas asaj që raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Perisic do të udhëtojë sot në Londër për të kompletuar transferimin e tij te Tottenham.
Lojtari pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare./Lajmi.net/
Ivan Perisić will fly to London today in order to undergo his medical as new Tottenham player. Perisić will be in England in the coming hours also to meet again with Antonio Conte and sign the contract with Spurs. ⚪️? #THFC
Two-year deal agreed. Here we go confirmed. pic.twitter.com/uuthQRayZs
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 30, 2022