Edhe Sane i pakënaqur, mund të largohet nga Bayerni

Bayern Munich duket se nuk ka bërë siç duhet kalkulimet nga brenda klubit.

Sport

29/05/2022 18:19

Pas Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry, një tjetër lojtar duket të jetë i pakënaqur.

Bëhet fjalë për anësorin gjerman, Leroy Sane i cili sipas raportimeve nga mediat gjermane, thuhet se mund të jetë i hapur për një largim nga ‘Allianz Arena’, përcjell lajmi.net.

Bavarezët thuhet se janë të gatshëm ta shesin kartonin e Sane, nëse një ofertë e duhur arrin për të .

Sane kalonte te Bayerni nga Manchester City. Këta të fundit mund të jenë një alternativë për lojtarin.

Leroy Sane pëlqehet shumë edhe nga trajneri Thomas Tuchel. Chelsea mund të bëjë një lëvizje për të. /Lajmi.net/