Interi insiston për transferimin e Bremerin
Interi vazhdon të insistojë për të transferuar lojtarin e Torinos, Gleison Bremer.
Sport
Sipas ‘Calciomercato’, Interi ka rritur bisedimet me Torinon për një marrëveshje të mundshme për Bremer, përcjell lajmi.net..
‘Nerazzurrët’ janë të përgatitur të paguajnë rreth 30 milionë euro për 25-vjeçarin, kontrata aktuale e të cilit nuk do të skadojë deri në vitin 2024.
Torino mund të kërkojë që Interi të përfshijë një lojtar në marrëveshjen përfundimtare, me negociatat midis dy klubeve që tani po arrijnë një fazë të avancuar./Lajmi.net/