Persic pranë transferimit te Tottenham

Ivan Perisic është shumë pranë të transferohet drejt Tottenham Hotspur.

Sport

29/05/2022 15:12

Perisic ka kontratë me Interin deri në vitin 2022, ndërsa rinovimi nuk pritet të arrihet.

Sipas gazetari italian, Fabrizio Romano, Perisic do të jetë në Londër javën e ardhshme së bashku me agjentët e tij për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e tij si lojtar i ri i Tottenham, përcjell lajmi.net.

Kroati do t’i bashkohet Spurs në një marrëveshje dyvjeçare.

Kështu mesfushori pritet t`i jap fund gjatë kësaj vere periudhës shtatëvjeçare te ‘Nerazzurrët’./Lajmi.net/