Camavinga dikur refugjatë, sot luan në finale e Ligës së Kampionëve

Eduardo Camavinga dikur ka qenë refugjatë, ndërsa sot do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

28/05/2022 15:34

Ylli i Real Madridit, Camavinga pranon se finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë një moment emocionues për të, pasi është hapi i fundit në një udhëtim që filloi në një kamp refugjatësh dhe vazhdon në një nga ndeshjet më prestigjioze të futbollit.

19 vjeçari, ka shijuar një sezon debutues ëndrrash në ‘Santiago Bernabeu’ që kur u transferua nga Rennes sezonin e kaluar.

Pasi janë kurorëzuar tashmë kampionë të La Ligës në sezonin 2021-2022, mesfushori dhe shokët e tij të skuadrës tani mund të fitojnë për herë të 14 Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool-it.

Përpara kësaj ndeshje francezi tregoi për periudhën e tij të vështirë gjatë fëmijërisë.

“Unë kam lindur në një kamp refugjatësh në Angola pasi familja ime iku nga lufta.

Prindërit më sollën në një jetë të re në Francë dhe futbolli më ka sjellë në finalen e Champions League.

Jam mirënjohës që luaj dhe jam krenar që e bëj këtë si një ish-refugjat. Shpresoj që miliona refugjatë në mbarë botën të cilët gjithashtu e duan futbollin e dinë se ne qëndrojmë së bashku”, shpjegoi adoleshenti në një intervistë me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), përcjell lajmi.net.

Camavinga doli përmes akademisë së të rinjve të Rennes dhe ishte lojtar i ekipit të parë në klubin e Ligue 1 në moshën 16-vjeçare, duke bërë debutimin e tij në fund të sezonit 2018-19 të Ligue 1.

Ai shpejt u bë një pjesë kyçe e mesfushës së skuadrës, duke fituar admirues në të gjithë Evropën me paraqitjet e tij të mira.

Sot Camavinga mund të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë me ekipin madrilen./Lajmi.net/