Casillas ka një mesazh nëse Real Madridi nuk fiton Ligën e Kampionëve

Iker Casillas ka një mesazh nëse Real Madridi mposhtet nga Liverpooli në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

28/05/2022 15:03

Sot me fillim nga ora 21:00 ‘Stade de France’ do të jetë nikoqir i finales së garës më prestigjioze për klube, Ligën e Kampionëve.

Liverpooli do të përballet me Real Madridin, për herë të tretë në kuadër të finales.

Përpara kësaj ndeshje, ishte legjenda e ‘Mbretërve’ që ka një mesazh nëse Reali nuk shpallet kampion i këtij stinori në Ligën e Kampionëve.

Me anë të një postimi në faqen e tij ‘Tiktok’ ai kishte një mesazh për të gjithë.

“Zonja dhe zotërinj, nëse Real Madridi im i dashur humbet në finalen e Champions League… mos më telefononi, mos më shkruani, mos më kërkoni, sepse do të kem vdekur me ta”, tha Casillas, përcjell lajmi.net.

Në dy finalet e mëparshme në mes këtyre dy ekipeve, një fitore ka Liverpooli dhe një Real Madridi./Lajmi.net/