Arsenal pranë transferimit të Moratas
Arsenal janë vendosur pas sulmuesit të Atletico Madrid, Alvaro Morata.
Sport
Siç raportohet nga shumë media spanjolle, klubi londinez Arsenal është shumë pranë transferimit të ish-sulmuesit të Real Madridit, Alvaro Morata.
Ndërkaq, ‘Football.london’ bën të ditur që Arsenali është në kërkim të një sulmuesi, ku në listën e ngushtë të preferuarve gjenden Gabriel Jesus dhe Tammy Abraham.
Sidoqoftë, “Sport” tani raporton se “Topçinjtë” janë duke kërkuar me çdo kusht nënshkrimin me yllin e Atletico Madridit, Alvaro Morata, përcjell lajmi.net.
Spekulohet se Arsenali veçse ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurove për spanjollin, dhe thuhet se është shumë pranë që të siguroj shërbimet e tij.
Në sezonin që tanimë ka përfunduar, Morata ishte pjesë e Juventusit në huazim nga Atletico Madridi, ku në 48 paraqitje në të gjitha garat për “Zonjën e Vjetër” ka regjistruar 12 gola dhe nëntë asistime./Lajmi.net/