Premier League: Son dhe Salah ndajnë Këpucën e Artë
Mohamed Salah nuk arriti ta mbante vetëm për vete as Këpucën e Artë.
Sport
Përveç se humbi titullin e kampionit, Mohamed Salah lëshoi edhe mundësinë për Këpucën e Artë, përcjell lajmi.net.
Ylli egjiptian do ta ndajë Këpucën e Artë me yllin e Tottenham Hotspur, Heung Min Son.
Të dy lojtarët kanë shënuar nga 23 gola këtë sezon.
Vlen të përmendet se lojtari i Tottenham asnjërin nga 23 golat nuk e ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. /Lajmi.net/