Napoli e refuzon ofertën e Arsenalit për Osimhen

Napoli e ka refuzuar një ofertë serioze të Arsenalit që erdhi në drejtim të tyre ditëve të fundit.

Sport

21/05/2022 15:22

Sulmuesi që kaloi një superformë te skuadra italiane duket se nuk e ka ndërmend të ndërrojë ambient, pasi, siç raportohet nga mediet italiane, ai ndihet mirë te ish-kampionët e Serie A.

Sipas Calciomercato.it, oferta e Arsenalit për Napolin kapte shifrën e 90 milionë eurove, transmeton lajmi.net.

Për nigerianin janë interesuar edhe skuadra të tjera si Manchester United dhe Barcelona. /Lajmi.net/