Agjenti i Gabriel Jesus: Na pëlqen projekti i Arsenalit

Agjenti i Gabriel Jesus i ka çuar në maksimum shpresat e Arsenal për kartonin e lojtarit.

Sport

11/05/2022 13:45

Braziliani zor se do të gjejë hapësira në fazën e sulmit të Manchester City, pas transferimit të Erling Haaland.

Jesus lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Etihad’ tash e sa javë, me Arsenal si skuadrën që ka shfaqur interesimin më të madh. Takimin me ‘Gunners’ e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit.

“Kemi biseduar me Arsenal për Gabriel Jesus, na pëlqen projekti”, ka thënë agjenti i Jesus, transmeton lajmi.net.

“Është një mundësi të cilën po e diskutojmë”, shtoi mes tjerash ai.

25 vjeçari ka shënuar 95 gola në 234 paraqitjet e tij me klubin, në të gjitha kompeticionet. Ai ka punuar me Mikel Arteta sa ky i fundit ishte te City. /Lajmi.net/