Barcelona futet në garë për Fabian Ruiz

Barcelona është futur në garë për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.

Sport

09/05/2022 14:55

Ruiz ka kontratë me Napolin deri në sezonin e ardhshëm dhe interesimi nga ekipe e mëdha mund të ndikojë që ai të largohet këtë verë nga ‘Diego Armando Maradona’.

Ai po kalon në një formë fenomenale këtë sezon, andaj dy rivalët spanjoll janë pas tij, Real Madridi dhe Barcelona.

Siç njofton ‘AS’ pas Realit edhe Barca së fundmi i është bashkuar garës për spanjollin, përcjell lajmi.net.

Napoli me shumë gjasë do ta shesë gjatë kësaj vere, ose do të detyrohen ta lënë të lirë vitin e ardhshëm.

Ai ka një klauzolë largimi prej 55 milionë euro.

Këtë sezon me ‘Napolitanët’ në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe dhuruar pesë asistime./Lajmi.net/