Humbja e Leeds lajm i mirë për Barcën – transferimi i Raphinha mund të lehtësohet
Humbja e Leeds United ndaj Arsenal sot ka shkuar si lajm i mirë për skuadrën e Barcelonës.
Sport
Barcelona po interesohet për yllin brazilian të Leeds United, Raphinha.
Skuadra e Raphinha mund të bie nga liga pas humbjes së sotme, dhe nëse mbesin në atë pozitë edhe për tri ndeshjet e fundit, atëherë operacioni do të lehtësohet për Barcën, përcjell lajmi.net.
Rënia e Leeds nga liga nënkupton se klauzola e tij prej 25 milionë eurove mund të aktivizohet.
Nëse Leeds United i shpëton rënies nga liga, atëherë shuma e kërkuar për kartonin e brazilianit do të jetë dyfish më e lartë.
Mbetet të shihet se si do të bëjë skuadra angleze deri në fundin e sezonit. /Lajmi.net/