Donika Gërvalla ia bën për herë të parë, do ta vizitojë Izraelin pasnesër

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të shkojë për vizitë më 8 maj, ku do të takojë krerë shtetërorë izraelit.

Lajme

06/05/2022 16:07

Kështu ka njoftuar MPJD-ja me anë të një komunikate për media, duke thënë se do të nënshkruhen katër marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, shkruan lajmi.net.

“Me qëllim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe do të nënshkruhen katër marrëveshje të bashkëpunimit, përmes të cilave Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Izraelit do të angazhohen për të promovuar dhe intensifikuar bashkëpunimin në fushën e edukimit, kulturës, bashkëpunimit ekonomik, bujqësisë, ujërave, shkencës, teknologjisë, inovacionit, shëndetësisë dhe fushave të tjera me interes të përbashkët”, thuhet në komunikatë.

Vizita e ministres Gërvalla në këtë shtet është e para e një ministri të Punëve të Jashtme të Kosovës, që nga njohja e Republikës së Kosovës nga Izraeli. /Lajmi.net/