Kurti më 2018: S’ka dialog pa kërkesa ndaj Serbisë, borxhlisë duhet t’ia kërkojmë borxhin
Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka reaguar pas takimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së djeshme në Berlin.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Geci ka rikujtuar deklaratat e Kurtit, që ky i fundit i kishe bërë sa ishte në opozitë, ku kishte thënë se, së pari duhet të formulohen kërkesa nga Kuvendi i Kosovës drejtuar Serbisë, e pastaj të dialogohet, shkruan lajmi.net.
Në videon e ndarë nga Geci, Kurti, deklaron se nuk bëhet dialog pa i formuluar këto kërkesa për Serbinë, pasi që ajo i ka borxh Kosovës.
“Ne si kuvend i Republikës së Kosovës duhet t’i formulojmë kërkesat për Serbinë dhe zyrtarisht të ia dërgojmë Serbisë. Këto gjera na i ke borxh, e mandej bëjmë dialog. Nuk bëjmë dialog pa i formuluar kërkesat për Serbinë. Ajo neve na ka borxh, borxhlisë duhet të ia kërkojmë borxhin. Dhe këtë gjë duhet ta bëjë Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës”, deklaronte Kurti.
Ndërsa Geci, ka reaguar duke kujtuar se darka e djeshme mes Kurtit dhe Vuçiqit ka qenë pa kushte.
“Aaauuuu me falni se ky diskutimi paska qenë në vitin 2018. Darka paska qenë mbrëm ishte pa kushte po ska lidhje. Tani jemi ne kushte shum ma te favorshme për Dialog sepse e gjithë Bota ëdhtë kundër Rusisë veten Serrbia është pro Rusissë dhe nese tani nuk e shfrytzojm kët situatë kurr më nuk do takemi”, thuhet në reagimin e Gecit.
Kujtojmë se dje, në Berlin, Kurtit dhe Vuçiq kanë darkuar së bashku, ku pjesë e kësaj darke ka qenë edhe Përfaqësuesi Special për dialogun Kosovë-Serbisë, Miroslav Lajçak. /Lajmi.net/