Muharremaj: Stuhia ka shkaktuar dëme në lokale, makina e biznese – Nuk ka nevojë për panik, jemi në teren
Kryetari i Komunës së Suharekës, ka shkruar për gjendjen në këtë qytet pas stuhisë që ka kapluar qytetin pak orë ma parë. Ai ka thënë se janë aktualisht në teren duke shikuar dëmet. “Ka lokale dhe makina të dëmtuara. Nuk ka nevojë për panik. Vazhdimisht jemi në teren dhe po e vlersojmë gjendjen duke intervenuar…
Lajme
Kryetari i Komunës së Suharekës, ka shkruar për gjendjen në këtë qytet pas stuhisë që ka kapluar qytetin pak orë ma parë.
Ai ka thënë se janë aktualisht në teren duke shikuar dëmet.
“Ka lokale dhe makina të dëmtuara. Nuk ka nevojë për panik. Vazhdimisht jemi në teren dhe po e vlersojmë gjendjen duke intervenuar aty ku ka rrezik. Dëmtime të shumta nga stuhia poashtu ka edhe tek bizneset. Me të gjitha ekipet jemi në teren”, ka shkruar Muharremaj./Lajmi.net/