Konstatohen shkelje që paraqesin rrezik për jetën e punëtorëve, Inspektorati mbyll 16 vendpunishte në disa komuna

Inspektorati Qendror i Punës, ka vazhduar inspektimet për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe sigurisë së shëndetit në punë. Ata kanë realizuar kontrolle në 16 vendpunishte në komunat Pejë, Prishtinë, Ferizaj, Lipjan dhe Fushë Kosovë. “Gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin…

Lajme

21/07/2026 18:22

Inspektorati Qendror i Punës, ka vazhduar inspektimet për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe sigurisë së shëndetit në punë.

Ata kanë realizuar kontrolle në 16 vendpunishte në komunat Pejë, Prishtinë, Ferizaj, Lipjan dhe Fushë Kosovë.

“Gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 16 vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë”, thuhet në njoftimin e IQPK-së.

Ata kanë thënë se këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e sigurisë së punëtorëve.

“Rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë përmbushur të gjitha kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë. Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë kontrollet intensive në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje që rrezikon jetën dhe shëndetin e punëtorëve”, ka njoftuar Inspektorati. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: