Salah e do Realin në finale: City skuadër shumë e fortë, preferoj Madridin

Mohamed Salah pranon se dëshira e tij është që ta ketë Real Madridin si kundërshtar në finale.

Sport

04/05/2022 08:29

Liverpool dhe Salah morën mbrëmë biletën për në finalen e Champions League, pasi mposhtën Villarrealin në gjysmëfinale.

Pas ndeshjes, i pyetur nga mediat, egjiptiani Mo Salah ka thënë se dëshiron të përballet me Real Madridin në finale.

“Po, dua të përballem me Real Madridin”, ka thënë Salah, transmeton lajmi.net.

“City janë skuadër shumë e fortë, kemi luajtur ndaj tyre disa herë këtë sezon. Nëse më pyet mua personalisht, do të doja Madridin”, shtoi egjiptiani. “Humbëm në finale ndaj tyre, kështu që dua të luaj kundër tyre dhe shpresoj ta fitojmë trofeun”, ishin fjalët e Mo.

Real Madrid dhe Manchester City përballen sonte në ‘Santiago Bernabeu’, për të përcaktuar finalistin e dytë. City ka një epërsi prej 4:3 nga ndeshja e parë. /Lajmi.net/