Gazi amerikan: Memli Krasniqi ia shpreh drejtoreshës së MCC-së shqetësimin për mungesën e mbështetjes nga Qeveria Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Drejtoreshën e Misionit të Millennium Challenge Corporation (MCC), Sarah Olmstead.

Lajme

29/04/2022 15:18

Me të kanë diskutuar për projektet dhe planet e kësaj agjencie me fokus në Kompaktin e ri që pritet të nënshkruhet nga mesi i këtij viti.

Në një postim në Facebook, Krasniqi tha se e ka falënderuar drejtoreshën e MCC për angazhimin e vazhdueshëm të kësaj agjencie për të realizuar projekte të cilat lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë, veçanërisht në sektorin e energjisë.

“Po ashtu, shpreha keqardhjen dhe shqetësimin tim në raport me mungesën e mbështetjes nga Qeveria për projektin e infrastrukturës së gazit, që kemi konsideruar se do të ishte mundësi e shkëlqyeshme për diversifikimin e burimeve të furnizinit me energji për vendin tonë.”, shkruan kryetari i PDK-së. /Lajmi.net/