FFK shkarkon Eroll Salihun
Federata e Futbollit e Kosovës e ka shkarkuar Eroll Salihun nga posti i drejtorit sportiv dhe këshilltarit të lartë ligjor.
Sport
Në mbledhjen e mbajtur sot të KE, ku pati edhe shumë pika të tjera diskutimi, për Salihun u konstatua që ka bërë shkelje disiplinore dhe kontrata do t’i ndërpritet menjëherë.
Ndër të tjera, në këtë mbledhje u diskutua për përkrahjen e futbollit të femrave, por që patën më pak vëmendje sesa shkarkimi i Salihut.
Salihu ishte bashkëpunëtor edhe i presidentit legjendar të FFK-së, Fadil Vokrri.
Lajmin për shkarkimin e tij e bëri të ditur vetë FFK përmes një njoftimi në faqen e saj. /Lajmi.net/