Garës për Jesus i shtohet edhe Juventusi

Juventusi i është futur garës për sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Sport

27/04/2022 19:32

Braziliani nuk po e gjen hapësirën e dëshiruar te “Qytetarët” dhe është i vendosur për të ndërruar ambient këtë verë.

Pos “Zonjës së Vjetër” në garë për 25-vjeçarin është edhe Arsenali që po kërkon ta përforcojë fazën e sulmit, transmeton lajmi.net.

Situata në mes të lojtarit dhe klubit londinez shkoi deri aty sa drejtori sportiv i “The Gunners”, Edu, ka filluar bisedimet me agjentët e lojtarit.

Në anën tjetër, Juventusi ende nuk e ka bërë ndonjë hap konkret për brazilianin. /Lajmi.net/