Guardiola mashtron gazetarët, Stones dhe Walker stërvisin normalisht me Cityn

Pos peshës së ndeshjes Manchester City - Real Madrid, një çështje që u diskutua jo pak gjatë ditës së sotme ishte edhe stërvitja e rregullt e Jonh Stones dhe Kyle Walker.

Sport

26/04/2022 17:00

Disa gazetarë, përfshirë këtu edhe Anton Meana, u ankuan për Pep Guardiolën me pretendimin që ky i fundit i mashtroi ata duke i thënë se lojtarët në fjalë nuk janë të gatshëm për sfidën e së martës.

“Guardiola na mashtroi dje. Walker dhe Stones stërvitën në momentin që u largua gazetari”, tha Meana në Twitter, transmeton lajmi.net.

City dhe Real Madrid do të përballen pikërisht sonte më fillim nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së Champions League.

Pos lojtarëve të apostrofuar, që tashmë u konfirmua që nuk do të mungojnë, te “Qytetarët” nuk është përmendur ndonjë mungesë tjetër e rëndësishme. /Lajmi.net/