Laporta: Lewandowski ka shans më të mirë për të ardhur
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se Robert Lewandowski ka shans të mirë për tu transferuar drejt ‘Camp Nou’.
Sport
Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski pritet të largohet nga ‘Allianz Arena’, në fund të këtij sezoni.
Ai ka kontratë me ‘Bavarezët’ deri në vitin e ardhshëm, por rinovimi ende nuk është arritur.
Së fundmi polaku është i lidhur me një kalim të mundshëm drejt ‘Camp Nou’.
Në lidhje me këtë u pyet nga një tifoz edhe presidenti i ekipit Laporta, i cili tha se Lewa ka shans më të mirë për tu transferuar te Barca.
“Lewandowski ka një shans më të mirë për të ardhur”, ka thënë presidenti i blaugranëve, njofton ‘Goal’, përcjell lajmi.net.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell përgjigjen e Laportas në lidhje me transferimin e polakut.
? John Laporta, presidente do Barcelona:
"Robert Lewandowski? Esse é mais provável de vir"pic.twitter.com/oxVsw2x6zz
— ?????????? ??????? ???? (@BundesInsider) April 22, 2022