Barcelona planifikon ta mbajë Braithwaitin edhe për një vit

Barcelona po planifikon ta mbajë edhe për një vit tjetër sulmuesin e tyre, Martin Braithwaite.

Sport

16/04/2022 11:39

Sipas Sport, “blaugranat” do ta rivlerësojnë futbollistin pas kthimit nga lëndimi e në vitin e fund të kontratës ta shesin atë.

Braithëaithe iu bashkua katalunasve nga Leganes në mini-afatin kalimtar të janarit në vitin 2019 për shifrën e 18 milionë eurove.

Gjatë këtij sezoni në La liga ai ka shënuar dy gola dhe një asistim në katër ndeshje të luajtura.

Rikujtojmë se danezi u ble pas mbylljes së merkatos së janarit, por që Barcelonës iu mundësua ta kompletonte transferimin. /Lajmi.net/