“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon pas zhvillimeve në Kuvend nga Vetëvendosje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit. Në një prononcim për IndeksOnline, Haradinaj i ka cilësuar zhvillimet e fundit në Kuvend si një drejtim të gabuar dhe të rrezikshëm, duke akuzuar për shkelje të Kushtetutës. “Është drejtim i gabuar, drejtim i rrezikshëm. E kanë shkelur…

Lajme

27/04/2026 23:22

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Në një prononcim për IndeksOnline, Haradinaj i ka cilësuar zhvillimet e fundit në Kuvend si një drejtim të gabuar dhe të rrezikshëm, duke akuzuar për shkelje të Kushtetutës.

“Është drejtim i gabuar, drejtim i rrezikshëm. E kanë shkelur Kushtetutën dhe nuk gëzon më asnjë ftesë, as respekt e as hapësirë për bashkëpunim. Ajo e ka shkelur Kushtetutën; po të kishte pak nder, do të kishte dhënë dorëheqje,” është shprehur Haradinaj.