Milani merr kreun e tabelës, pas fitores ndaj Genoa

Milani ka arritur të marrë fitore shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së 33 në Seria A, ndaj Genoas.

Sport

15/04/2022 22:58

‘Rossonerët’ arritën fitore 2:0 ndaj Genoa, kështu duke e marrë kreun e tabelës.

Pas barazimit ndaj Torinos në xhiron e kaluar, ekipi i Stefano Pioli janë këndellur.

Ata arkëtuan pikët e plota në shtëpi ndaj Genoa, duke vazhduar kështu garën për Scudetto.

Ishte minuta e 11` kur Rafael Leao shënoi, për t`ia dhuruar epërsinë Milanit, shkruan lajmi.net.

Pas golit të fitores ‘kuqezinjtë’, po kërkonin edhe golin e qetësisë, por assesi nuk po arrinin ta gjenin.

Genoa gjithashtu pati disa mundësi gjatë takimit, por Milani u treguan të kujdesshëm edhe në mbrojtje.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit Junior Messias shënoi në minutën e 87`, për të dyfishuar epërsinë e ‘Rossonerëve’.

Pas kësaj fitore mjaft të rëndësishme, Milani merr kreun e tabelës, me gjithsej 71 pikë, dy më shumë se rivali i qytetit Interi, por ‘Nerrazzurët’ kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Genoa thellohet edhe më shumë në pozitën e 19 në tabelë, me vetëm 22 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/