Publikohen pamjet e dëshmive nga katër sulmet e organizuara ndaj policëve në veri

Zyrtarët policorë në veri të vendit u sulmuan për katër herë radhazi brenda tri ditëve.

Lajme

15/04/2022 12:24

Lidhur me këto ngjarje ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, mbajtën sot një konferencë për media.

Me këtë rast ministri Sveçla këto sulme i quajti sulme terroriste.

Poashtu drejtori Mehmeti tha se tashmë janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme, e se për këtë është informuar edhe KFOR-i.

Por më poshtë mund të shihni fotografitë e dëshmive nga këto sulme: Një nga këto sulme me gurë, një tjetër me iriqë metalikë për të ndaluar automjetet, një sulm tjetër me granatë ushtarake e një së fundi me armë të llojit AK-47./Lajmi.net/

Sulme ndaj policëve në veri me gurë, iriqë metalikë, granata dore e AK-47, por “Kosova nuk i frikësohet skenarëve serbe”