Stuhia e fortë ia hedh serrën përmbi shtëpi një familjeje në Gjinoc të Suharekës
Një stuhi e fuqishme që përfshiu pjesë të vendit pasditen e sotme ka shkaktuar dëme materiale në fshatin Gjinoc të Suharekës. Si pasojë e erërave të forta, një serrë është shkëputur nga vendi dhe ka përfunduar mbi kulmin e një shtëpie, siç shihet në pamjet e publikuara nga mediumi lokal TV Prizreni. Nga pamjet duket…
Lajme
Një stuhi e fuqishme që përfshiu pjesë të vendit pasditen e sotme ka shkaktuar dëme materiale në fshatin Gjinoc të Suharekës.
Si pasojë e erërave të forta, një serrë është shkëputur nga vendi dhe ka përfunduar mbi kulmin e një shtëpie, siç shihet në pamjet e publikuara nga mediumi lokal TV Prizreni.
Nga pamjet duket se konstruksioni i serrës është ngritur nga era dhe është përplasur mbi objektin e banimit.
Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar.