Erërat e forta rrëzojnë minaren e xhamisë në fshatin Plluzhinë të Skenderajt

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë vendin gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar dëme edhe në komunën e Skenderajt. Në fshatin Plluzhinë, si pasojë e erërave të forta është rrëzuar minarja e xhamisë duke shkaktuar dëme materiale.   Nga informacionet e para, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë…

Lajme

21/07/2026 17:03

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë vendin gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar dëme edhe në komunën e Skenderajt.

Në fshatin Plluzhinë, si pasojë e erërave të forta është rrëzuar minarja e xhamisë duke shkaktuar dëme materiale.

 

Nga informacionet e para, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmet e shkaktuara nga moti i lig.